Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka bërë një propozim inkurajues për sistemin me 4 ditë në javë të punës. Kjo sipas saj bëhet me qëllim të rritjes së turizmit të brendshëm.

Kjo ide ka gëzuar shumë banorë të këtij vendi, ku shumë prej tyre nëpër rrjetet sociale kanë treguar gatishmëri për të pranuar këtë ide, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se një gjë e tillë do të rezultonte me orar më të gjatë të punës, duke i bërë njerëzit më pak produktivë.

Mirëpo një biznes në Zelandën e Re, që ka nisur të funksionojë me katër ditë pune në javë nga viti 2018, ka thënë se një gjë e tillë “definitivisht” mund të bëhet.

“Mund të jetë strategji për të rindërtuar ekonominë, në veçanti tregun e dëmtuar të turizmit. Neve na duhet të jemi të guximshëm me modelin tonë. Kjo është një mundësi për një ndryshim të madh”, ka thënë Andreë Barnes, themelues i Perpetual Guardian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link