Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë në konkluzionin se Rama e shembi Teatrin Kombëtar pasi nuk pati fat të luajë në të.

Sipas saj shkak ka qenë mediokriteti i kryeministrit që nuk ishte i duartrokitur në atë skenë por i përbuzur.

Kryemadhi shton se ndërkohë që shqiptarët janë në varfëri Rama flet për luks e fasada por i bën apel që 30 milionë eurot e Teatrit të Ri t’ua japë qytetarëve.

”Me bandat e tij, me strukturat rrënoi një shtet të tërë. Ky zotëri që flet për maketet fëmijënore kur do të shlyejë defiçencat e tij në fëmijëri, nuk mund të shlyejë atë që i ka bërë.
Flet për projekt- ide për Teatre me vlerë 30 milionë euro, duhet t’ua japë qytetarëve që s’kanë bukë të hanë. Ky flet për fasadë dhe luks. Të hyjë në shtëpitë e qytetarëve, të shohë bizneset si kanë falimentuar, të shohë si janë hequr qytetarët nga puna. Si nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e dritave dhe ujit, të marrin pension.
Ky që i thotë artistëve dhe regjizorëve, që ëndërroi një ditë të luajë aty në atë skena, pasi paaftësia dhe mediokriteti nuk e lanë të ishte i duartrokitur në atë skenë, por ishte i përbuzur. Më mirë shekspiriane se i dhunshëm, dhe një bastard që mohon fëmijën e tij.
Nuk do dalë njeri pa shpaguar atë që i kanë bërë shqiptarëve. Kulmi arriti me shqiptarët, me identitetin, me atë që kërkon të shkatërrojë identitetin dhe trashëgiminë kulturore.
E shkatërroi arsmin, sistemin arsimor. Kurrikulat nuk kanë asgjë për dinjitetin kombëtar por nuk ekzistojnë si komb për Edi Ramën.
Ky njeri që thotë unë jam shumica. Përkundrazi nuk është shumica. Ky është rrëmbyes i votës së lirë. Ky njeri vetëm ka kpojuar gjithë jetën. Rama nuk çlirohet dot nga zinxhirët e krimit të organizuar. Prandaj ik të shpëtosh veten dhe njerëzit. ”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link