11:16, 21 Maj 2020

Shiu e breshëri i dy ditëve të fundit shkaktoi shumë dëme në kulturat bujqësore duke vështirësuar edhe më shumë gjendjen nga goditja e pandemisë.

Dëmet më të mëdha u shkaktuan në fshatrat më të ulëta të rajonit të Prizrenit, njofton Klan Kosova.

Edhe Pirana dhe Breg Drini i Hasit të kësaj komune nuk janë ndarë aspak mirë nga reshjet.

Lexues të Klan Kosovës kanë dërguar disa video nga të mbjellat e tyre të dëmtuara.

Ndërsa, sot këtë rajon ka vizituar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, të cilët premtuan kompensimin dhe ndihmën e shtetit për bujqit.

 





Source link