19:38, 21 Maj 2020

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, është i ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova që nisë në 23:00.

Me Abazin do të flitet mbi aktualitetin politik në vend, vendimin në pritje të Gjykatës Kushtetuese për pezullim të dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në spikamë të debatit do të jetë mundësia për themelimin e Qeverisë Hoti dhe asaj që mund të pasojë.

Poashtu do të flitet edhe për raportet Presidencë-Qeveri, konkretisht të Presidentit Hashim Thaçi me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Debati me Abazin nuk është e gjitha që mund ta ndiqni sonte në Edicionin Special.

Prandaj kyçuni me Klan Kosova, me fillim nga ora 23:00!





Source link