Kryeministri Edi Rama u përplas ashpër me analistët Agron Gjemarkaj dhe Alfred Lela, në emisionin “Real Story”, në News24, teksa folën për dhunën gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Edhe pse u vu përballë fakteve nga analistët, Rama tha me këmbëngulje se Teatri Kombëtar nuk ka qenë kurrë monument lulture.

Pjesë nga debati:
Lela: Videot nuk i beson, fjalët tona jo, dokumentet jo. Nuk dimë çfarë të themi.
Rama: Është e tmerrshme që të flitet kështu. Më 2004, është organizuar një nismë për shpalljen e monumenteve të kategorisë së dytë, ku thuhej se godina e Teatrit Kombëtar është pa vlerë. Kur nuk ke përgjegjësi flet, kur ke përgjegjësi ta shkruash aty nuk mund të flasësh broçkulla.
Gjekmarkaj: Ju s’na treguat fundin e bisedës me komisioneren…
Rama: Çfarë fundi, iu thashë që e binda.
Gjekmarkaj: Komisioneri për Zgjerim ishte kundër shembjes.
Rama: Ça është kjo mo, ku është ai komisioner mo?
Gjekmarkaj: Ju keni përbuzje për padret. Presidenti ka bërë dy padi, pse nuk pritën Gjykatën Kushtetuese?
Rama: Unë nuk kam përbuzje për padret, por të thashë që mos na turpërosh këtu me ato fjalët ‘mafioz, kriminel’.
Gjekmarkaj: Policët tuaj e rrafën Lelën, jo unë.
Rama: Akoma me Lelën ti, Lela po del i rilindur nga emisioni, pasi ka bërë gjithë këtë terapi këtu. Unë nuk i marrë fare në konsideratë këto që thua ti, jo qelbësirat… Më shkruante një mik i imi “po 21 vite si nuk u lodhe, iu qepe dhe e prishe”. Unë e pranoj që debati mund të jetë shumë i fortë, edhe me sharje, por një gjë e di me siguri, që llafet dhe njerëzit me profil fallso do të bëhen pluhur, veprat do të mbeten.
Gjekmarkaj: Asnjë vepër nuk ke mor burrë, ekonominë e ke mizerabël. Nuk ke asnjë vepër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link