Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, ngriti disa herë zërin përballë një paneli me gazetarë, mes tyre edhe Alfred Lela i dhunuar gjatë protestës për shembjen e Teatrit.

Kur analisti Agron Gjekmarkaj nisi t’i lexonte deklaratën e Komisionit Europian në lidhje me shembjen e Teatrit, Rama tha se mund të thoshin ç’të donin edhe ata.

“Le të thonë ç’të duan dhe ata, unë nuk nisem kur bëj dicka duke menduar cfarë do thonë…Ajo që them do bëhet, do bëhet! Ju tani ngushëlloni veten, bëni ndonjëe lutje se ju bën mirë”.

Ndër të tjera Rama iu përgjigj edhe interesimit nëse do të kishte edhe Piramida të njejtin fat si Teatri Kombëtar, ai tha se ka një projekt, por se kupola e saj do të ruhet.

“Projekti është bërë, është prezantuar por të mirat nuk kujtohen…shembet një giodinë bën lajm shumë më tepër…Guacka ekzistuese e Piramidës do të adoptohet. Brenda bëhet fjalë për një strukture të bërë nga një prej arkitektëve më të famshëm të botës, se ju kishjit Albert Brojkën arkitekt…”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link