BRITANI E MADHE

Një vogëlushe vetëm 7 vjece e quajtur Emily Jones u godit me thikë nga një 30-vjecare në një park, teksa ishte nën shoqërinë e prindërve të saj.

Emily ishte shkëputur disi nga prindërit dhe në këtë moment, një grua me origjinë shqiptare e qëlloi me thikë 7-vjecaren. Shqiptarja që kreu krimin e rëndë quhet Eltiona Skana, ndërsa tashmë pritet që të dalë në gjyq, raportojnë mediat britanike.

Në mediat britanike thuhet se pas hetimeve që janë zhvilluar kundër Skanës, dyshohet se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vajza vetëm 7 vjece ishte ulur në një stol, kur edhe u qëllua papritur nga 30 vjecarja.

Mediat thanë se fakti që është vrarë një vogëlushe, e bën këtë krim ndër më të rëndit e dy dekadave të fundit. Eltiona Skana pritet të dalë përpara gjyqit më datë 26 maj 2020.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link