Drejtori i ndërmarrjes publik ‘Rrugët e Maqedonisë’ ka vozitur gjatë orës policore dhe nuk është ndaluar kur policia i ka dhënë shenjë që të ndalojë, por ka vazhduar të vozisë me automjetin ‘Range Rover’.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:20 në rrugën ‘Ilindenska’ në Tetovë, kur policët i kanë dhënë shenja për ndalim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Drejtori nuk ka respektuar dhe ka vazhduar të vozisë drejt Gostivarit.

Pas 20 minutave, automjeti është ndaluar në pikë pagesën në Zhelinë ku është konstatuar se bëhet fjalë për B.M, i cili është paraqitur drejtor i ‘Rrugët e Maqedonisë./Telegrafi/





Source link