Ndërsa përmendi edhe njëherë se nga cështja e Teatrit do të lindë një parti e re, kryeministri Rama i ftuar në “Real Story” në News 24 iu kthye të shkuarës dhe ironizoi selinë e Presidencës, por atë që drejtohej nga Bujar Nishani, teksa fliste për prerjen e ligustrave.

Alfred Lela: Teatrin e lidhi me parti politike ky se do ta demonizojë këtë lëvizje se gjoja janë falangë politike… harruat ju kohën tuaj kur bënit protestë për prerjen e ligustrave te Presidenca..

Edi Rama: Po mo po kemi dalë në protestë, se u prenë pemët 60-vjecare aty. Vajti Bujari dhe i bëri Presidencës një qethje “kare kinezce” Presidencës…Doli Presidenca si Lela kur uli pantallonat. Ata tanët dolën në protestë dhe thanë: Është mirë që mos t’ja ulim pantallonat Presidentit..Të dalin dhe këta dhe të ikin.

Alfred Lela: 3 kinema një teatër keni shembur të gjitha të kohës së Zogut ce keni këtë inat?

Edi Rama: Unë nuk kam shembur, kam ndërtuar kinema. Je i varfër në argumente, jeni akoma te viti ’99. Po e them nga ajo lëvizje do lind një parti politike, se sa nga ajo lëvizje do jenë në parti, nuk e di, po ju them që ajo lëvizje atje nuk ka një fytyrë, të tjerët rrahin njeri-tjetrin…Mua mund të më vini në diskutim vendimet, shijet, gjykimet mua nuk më bëni dot diktator, si njeri që bie të tjerëve. Imagjinoni paraardhësin tim në atë zyrë që t’i futeshin për 2 vjet në teatër dhe t’i bënin gjëmën..s’keni për të arritur dot të shikoni ushtrim dhune sa të jemi unë kryeministër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link