Qeveria britanike pranoi sot se do të kërkojë kontrollet doganore për disa mallra që lëviznin midis Britanisë dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut pas periudhës së tranzicionit post Brexit, gjë të cilën e kishte përjashtuar më parë.

“Nuk do të ketë një infrastrukturë të re doganore fizike dhe ne nuk e shohim të nevojshme për ta ndërtuar atë”, tha qeveria.

“Sidoqoftë, ne do të zgjerojmë disa pika hyrjeje ekzistuese për produktet agro-ushqimore, me qëllim kontrolle shtesë, veçanërisht për produktet shtazore”, shtoi ajo.

Protokolli irlandez synon të shmangë rikthimin e një kufiri fizik në ishullin e Irlandës, në fund të periudhës së tranzicionit post Brexitit në dhjetor, gjatë së cilës Britania e Madhe mbetet subjekt i rregullave evropiane.

Ai parashikon që Irlanda Veriore, një provincë britanike, të jetë pjesë e territorit doganor të Britanisë së Madhe. Por nëse mallrat kalojnë atje përpara se të hyjnë në BE, autoritetet britanike do të duhet të zbatojnë detyrimet doganore të BE-së.

Britania e Madhe dhe BE-ja, aktualisht, janë duke negociuar marrëdhëniet e tyre të ardhshme tregtare, por diskutimet kanë mbetur në vendnumëro.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link