Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Real Story”, në News24, se është një zbulim fantastik që në të gjithë botën flitet për shifrat e koronavirusit, ndërsa te ne partitë opozitare po shqetësohen për teatrin.

Sipas Ramës, kjo po ndodh, pasi qeveria arriti një sukses historik në luftën kundër koronavirusit dhe vendi ynë nuk pati një tragjedi.

Ndërkohë, ai u pyet dhe për Reformën Zgjedhore, ku tha se nuk e di akoma si do të vazhdojë procesi, teksa opozita nuk u paraqit në tryezë këtë javë.

Pjesë nga diskutimet:

Rama: Është zbulim fantastik që këtu kemi dhe njerëz që japin jetën për teatrin, se nuk e dinim. Apo që partitë opozitare të hyjnë në një konflikt të tillë për teatrin, në kushtet kur në vendet e tjera numërojnë të vdekurit. Këtu po flas për vende shumë të zhvilluara. Kam qenë në një vend dy herë më të madh se Shqipëri, kam hyrë në një spital, për një njeri më të afërt se ai s’ka më, dhe sot është i mbyllur nga pandemia, ndërsa ne nuk po diskutojmë për shifra. Kjo është gjë e madhe. Unë e kuptoj që ngaqë ne arritëm këtë sukses historik dhe nuk pamë këtu tragjedi, tani shumë njerëz thonë se kjo u bë kot, për të vrarë pleq, etj. Bota rri akoma mbyllur, ne diskutojmë për teatrin.
Lela: Më duket e çuditshme deklarata e ambasadores Kim, e shoh që iu drejtohet juve, pasi opozita s’ka gjë në dorë për ta ndaluar Reformën në Drejtësi…
Rama: Po opozita pse s’ka gjë në dorë po lufton për Shekspearen, për të krijuar rrëmujën e madhe të bllokimit të procesit. Ndërkohë Presidenti ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për procesin.
Lela: Kam dëgjuar hetim ndërkombëtar për teatrin…
Rama: Po për teatrin po, se ai në fillim lexon Shekspearen, pastaj shkon në punë, dhe në darkë nuk flen gjumë pa lexuar Molierin. Këtë e dinë të gjithë.
Balla: A është bllokuar Reforma Zgjedhore?
Rama: Ne jemi të gatshëm ta bëjmë me dy shkallë këtë reformë, e para të plotësojmë të gjitha rekomandimet, që të jemi në rregull me veten dhe BE, por tani që ne jemi shumë afër fundit ata ikin. Ku di unë.
Balla: Do bëni reformë pa opozitën?
Rama: Të thahet pak plaga e teatrit. Nuk di ta them tani se ç’do ndodhë, do ta shohim. Di që SHBA nuk ka asnjë propozim lidhur me sistemin zgjedhor.
Lela: Kam një lutje për kryeministrin, mos frymëzoni dhunë…
Rama: Kurrë!
Lela: Unë jam goditur dhe ndjesitë e goditjes i di ai që i ka marrë. Kjo vjen pas asaj që ju prej 7 vitesh na quani ‘kazan’…
Rama: Kjo nuk është e vërtetë.
Lela: Mos i trajtoni gazetarët si armiqtë tuaj, krijoni një konflikt që unë e kam ndjerë. Lutja ime është të mos frymëzojmë dhunë.
Rama: Policia ka bërë detyrën. Kurrën e kurrës nuk është frymëzim dhune që unë vij në studio dhe duhet të përballem me një sjellje dhe një mënyrë të të bërit të gazetarisë që nuk e shoh në asnjë vend të botës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link