TIRANE 

Disa ditë më parë, ka bërë bujë në media arrrestimi i 15 personave, që dërgonin njerëz në SHBA dhe Kanada, duke falsifikuar dokumente.

Mes të arrestuarve merret vesh se është edhe babai i zv ministres së Arsimit Lorena Haxhiu, Eduard Haxhiu.

Pas kësaj, ka dhënë dorëheqjen zv ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu.  Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se ajo ka deklaruar se “ka ndjerë përgjegjësi morale, prandaj është tërhequr”.

Eduard Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Goditja e këtij grupi kriminal erdhi pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe zyrës së hetimit në Ambasadën e SHBA.

Lorena Haxhiu u votua nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zv.ministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës. Pëprara këtij pozicioni, ish-prezantuesja e emisioneve, ka qenë drejtoreshë e Shërbimit Rinor, drejtori në varësi të Ministrisë së Arsimit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link