13:40, 21 Maj 2020

Sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë që Qeveria Hoti ka për qëllim që deri në vjeshtë të ndajë 400 milionë euro.

“Programi qeverisës do të ketë dy shtylla. E para për menaxhimin e pandemisë, ku synojmë të përfshijmë të gjitha protokollet, sidomos ato të Komisionit Evropian dhe e dyta, rimëkëmbjen ekonomike.

“Çdo ditë e humbur me qeverinë Kurti po shkakton dëme ekonomike për bizneset, synojmë të kemi një pako gjeneroze, ku deri në vjeshtë do të shpërndajmë së paku 400 milionë euro, e më të kalojmë edhe te një miliardshi, që e ka përmendur kryeministri Hoti”, ka thënë Abrashi, pas takimit që thirri Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga LDK-ja.

 





Source link