9:42, 21 Maj 2020

Sot në mëngjes në Tiranë kanë arritur 56 qytetarë të Kosovës nga Dubai që kishin mbetur të ngujuar në këtë vend për shkak të pandemisë.

Ambasada e Kosovës në Emirate njofton se mbi 30 nga këta qytetarë ishin studentë në Universitetin e Sharjias, kurse të tjerët ishin familje dhe individë që humbën vendet e punës pas mbylljes totale të EBA apo mbetën aty kur u anuluan fluturimet, njofton Klan Kosova.

“Pas një periudhe të vështirë të pritjes dhe paqartësive të shumta, sot në mëngjes në drejtim të Tiranës kanë fluturuar 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend”, thuhet në njoftim.

Ambasada e Republikës së Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në EBA për punën e madhe në këtë projekt të madh humanitar, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të EBA, FSK-në dhe të gjithë ata që ndihmuan që këta qytetarë të Kosovës të bashkohen me familjet e tyre.





Source link