Gazetari dhe opinionisti Koloreto Cukali duke folur në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, deklaroi se ky është 21 janari i Edi Ramës.

Cukali tha se kishte një mit, sipas të cilit Berisha të vret e Rama jo, por se ai ka rënë tanimë. Ai shtoi se Edi Rama vrau një ndërtesë dhe është njësoj sikur të vrasësh njerëz.

Koloreto Cukali: Unë besoj se shumë prej jush kanë ardhur sot këtu përvecse për t’u shprehur kundër, kanë ardhur me një peytje; se cfarë duhet të bëjmë kur të vrasin natën dhe nuk të lënë të qajnë ditën. Është ngritur arteleria e propagandës. Kanë hapur profile false për të thërrmuar të vërtetën. Po kthehemi në diktaturë. Unë mendoj se hapin e parë e kemi bërë, për të treguar se nuk jemi popull indiferent, nuk jemi popull derr.

https://www.youtube.com/watch?v=Kf9GQ1WFeJI

Nuk mund të pranojmë një trashëgimi europiane të shkojë kështu. Ky ëshë një moment shumë i rëndë, ku shteti ka rënë. Kjo qeveri po mbyll javën me prishje të Teatrit. Ky është 21 janari i Edi Ramës. Ishte një mit që Berisha të vret e Rama jo, por ra ky mit, mund të kishte vrarë njerëz, e vrau një ndërtesë trashëgimi kulturore. Vrau një ndërtesë, është njësoj sikur të vrasësh njerëz.

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link