Shkon në 8 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurila”, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni të finalizuar në muajin nëntor 2019.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Kurila” të finalizuar në datën 16.11.2019, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si dhe në vijim të veprimeve proceduriale për dokumentimin ligjor të bashkëpunëtorëve të tjerë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim:

• R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

• M. Z, 34 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).

• K. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë (i dënuar më parë për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 14.05.2020, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, e ngelur në tentativë.

Më datë 16.11.2019, tre shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me pesë shtetasit e tjerë (të arrestuar), tentuan të trafikonin drejt Greqisë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link