10:31, 20 Maj 2020

Jeton Krasniqi dhe Mirsad Brahimi, janë shpallur në kërkim nga policia britanike.

Ata janë të dyshuar për vrasjen e shqiptarit, Grineo Daka.

Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë.

27-vjeçari nga Shqipëria është vrarë në korrikun e vitit të kaluar në një klub nate në orët e para të mëngjesit, shkruan Islington Gazzete përcjell Klan Kosova.

Të dy kosovarët banojnë në veriun e Londrës janë shpallur në kërkim.

Për kapjen e 26-vjeçarit dhe 33-vjeçarit policia ofron shpërblim prej 20 mijë funtesh, kusdo që jep ndonjë informacion për ata.





Source link