19:12, 20 Maj 2020

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dega në Shqipëria, është deklaruar para medieve pas lirimit nga ndalimi 72 orësh të tij dhe pesë personave të tjerë që kishin marrë pjesë në protestën kundër rrëzimit të Teatrit Kombëtar.

“Është pasoja e synimit të qartë të pushtetit që ta mbulojë krimin institucional që ka ndodh ditën e diel duke kriminalizuar të drejtën e qytetarëve dhe të protestës. Mendoj  që synimi ka qenë nga njëra anë realizimi i krimit institucional dhe terrorizimi i qytetarëve. Forcat Speciale kanë hyrë me armë zjarri automatike dhe ky është synimi i terrorizimit të qytetarëve”, është shprehur Abazi, njofton Klan Kosova.

“Jo vetëm për rastin tim po i gjithë rasti është i montuar politik për të justifikuar krimin e udhëheqësve politikë. Në bankën e të akuzuarve do të duhej të ishin personat që morën vendimin për shembjen e teatrit”.

Abazi ka thënë se nuk është pishman për asgjë që ka bërë për të kundërshtuar shembjen e objektit të teatrit.

“Më duket që kam bërë pak”.





Source link