TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e sheh si rënie të shtetit ligjor atë që ka ndodhur me Teatrin Kombëtar. Ai tha në “Real Story” në News24 se nga sot jemi pa shtet, pa mbrojtje e pa drejtësi.

Sa i përket reformës zgjedhore, Vasili tha se propozimet e opozitës janë në tryezë.

“I kemi kërkuar një informacion ambasadës por ende nuk na kanë sjellë konfirmim për këtë propozim. Doja të hyja pak tek komiteti teknik. Marrëveshja e 8 janarit. Nuk ka propozime për administrimin e zgjedhjeve”, tha gazetari Aristir Lumezi.
“Propozimet janë në tryezë, kompromisi jo. Përfaqësuesi i ODIHR asiston të gjitha mbledhjet. OSBE jo, janë të ndryshme. Nuk janë në ajër, janë në tavolinë.
Nuk ka një datë për një mbledhje. Nuk është thirrur, nuk ka. Kush do më thërrasë. Mbledhja thirret me dakordësi, nuk thirret nga njëra anë. Bien dakord sa janë, të katër të thërrasim një mbledhje sepse kemi produkt për të diskutuar, kur ekspertët po punojnë e nuk janë gati mbledhja shtyhet. Ditën e hënë nuk kishte asnjë mundësi të ndodhte. Nëse për ju është një gjë e zakonshme, bekuar qofshi por unë s’do ta shoh më në të gjallë timin një gjë të tillë. Këtu ka ndodhur ajo që ka rënë në tokë shteti ligjor. Kur të vijnë të prishin shtëpinë tënde s’do kesh mundësi fare se do vijnë sot e do ta prishin nesër. Atëherë do thoni Rama kështu, Rama ashtu.
Nga sot jemi absolutisht pa shtet, pa mbrojtje, pa drejtësi, këto janë faktet. Një pjesë të mirë të fakteve i kam marrë nga panorama.
Një pjesë e mirë e teatrit Eksperimental u prish pa ekspertizë, ndërsa për Teatrin kombëtar ekspertiza nuk është kryer fare. Është një falsifikim çnjerëzor”, deklaroi Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link