Prodhuesi i motorëve të avionëve ”Rolls-Royce” njoftoi sot mbylljen e të paktën 9 000 vendeve pune për shkak të bllokimit të trafikut ajror, shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Në një komunikatë, grupi e justifikoi vendimin e tij duke deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e qartë se do të duhen disa vite që tregu tregtar i aeronautikës të kthehet në nivelet e tij të disa muajve më parë.

Një burim i njohur me këtë çështje ishte shprehur në fillim të majit se grupi industrial britanik po planifikonte shkurtimin e 8 000 vendeve pune.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link