22:10, 20 Maj 2020

Drejtori i Organizatës “Handikos”, Afrim Maliqi, ka thënë se personat me aftësi të kufizuar në Kosovë përballen me shumë kufizime.

“Jo vetëm fizike por edhe të tjera. Institucionet duhet ta kenë prioritet qasjen dhe ofrimin e shërbimeve të tjera që qytetarët me aftësi të kufizuar të ndihen të barabartë me të tjerët”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

“Nga përvoja jonë janë tre faktorë të përjashtimeve: paragjykimet, legjislacioni që nuk i merr parasysh të drejtat edhe infrastruktura e paqasshme. Mungon vlerësimi i situatës”.

Maliqi në Rubikon ka theksuar se me qasje nënkuptohet liria e lëvizjes që është ndër liritë themelore të njeriut.

“Qasja infrastruktura, toaletet, shkolla… janë zinxhir. Kemi problem punësimin sepse nuk ka infrastrukturë”.





Source link