Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu, njëri prej të arrestuarve akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa katër të tjerët për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Arrestohen dhe 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Z. C., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. Z., 22 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Bulevardi Blu” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

– J. N., 49 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Nënkalimi i Kodrës së Dellit” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.32 mg/l;

– G. G., 50 vjeç, pasi në Surrel është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.31 mg/l;

– B. K., 50 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.82 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link