0:20, 21 Maj 2020

Të reshurat dhe breshëri i rrëbeshëm ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në disa vende në Kosovë.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në një zonë të Krushës së Madhe, ku si pasojë e këtij fenomeni natyror janë dëmtuar 1.5 hektarë me dredhëza, njofton Klan Kosova.

Sipas fermerëve të cilët kanë kultivuar këtë bimë të butë por edhe të tjera, nuk ka më rendiment për këtë vit pasi kushtet e vështira atmosferike kanë shkatërruar çdo gjë që ishte mbjellur në këtë hapësirë.

Detajet nga raportimi i gazetares Arbëreshë Uka.

 





Source link