Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Agim Damani, bletërritës në Permet foli për subvencionet e qeverisë për këtë sektor, sa i rëndësishëm është dhe problematikat e tij.

“Në raport me Kosovën, subvencionet janë 50% më pak tek ne, pasi kush ka 50 koshere mund të përfitojë 1 mijë lekë. Fermeri shqiptar nuk ka ku ta zhvillojë veprimtarinë e tij. Ne kërkojmë që ilaçet bazë të bëhen me subvencion nga shteti, do ishte e kontrolluar. Ilaçet bazë të bletëve, për varrotozën që po zhduk një sasi të madhe të bletëve të ishin në listën e vaksinimit nga shteti. Vitet e fundit ka patur një rënie të numrit të koshereve, 2 vitet e kalura arriti në 30-35%, në zona të tjera arriti deri në shuarje, por ansjëherë nuk u gjet diagnoza e saktë. Marrja e ilaçeve të ndryshme në farmaci mund të ndikojë, dhe nga eksperienca ime gati të gjitha ilaçet janë provuar.
Përsa i përket tregtimit është në nivel të ulët dhe nuk gjejmë një laborator të saktë. Kam bërë analiza, por kanë vetëm 4 elementë bazë, kurse në Greqi bënin analiza me 36 elementë. Nuk duhet të harojmë që qumështi i bletës dhe mjalti është i pazëvendësueshëm”-tha Agim Damani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link