Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektuan punimet që po kryhen nga Ministria e Mbrojtjes dhe FA për ndërtimin e urës “Bailey”, në Pajun të Njësisë Administrative Papër në Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetin social faceook Balla deklaron se krahas operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe pensionistëve, Forcat e Armatosura mbeten në krye të detyrës edhe për përmbushjen e misionit kryesor të tyre, sigurinë e familjeve shqiptare.

Sipas Ballës shumë shpejt 1 mijë banorë do të kenë urën lidhëse me pjesën tjetër të njësisë, duke lehtësuar lëvizjen e tyre drejt institucioneve shëndetësore, arsimore apo drejt tokave përmes të cilave sigurojnë të ardhurat familjare.

“Krahas operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe pensionistëve, Forcat e Armatosura mbeten në krye të detyrës edhe për përmbushjen e misionit kryesor të tyre: sigurinë e familjeve shqiptare.
Në Pajun, njësia administrative Papër në Elbasan, më shumë se 1 mijë banorë do të kenë shumë shpejt urën lidhëse me pjesën tjetër të njësisë, duke lehtësuar lëvizjen e tyre drejt institucioneve shëndetësore, arsimore apo drejt tokave përmes të cilave sigurojnë të ardhurat familjare. Efektivët e forcave të armatosura, batalionit xhenio nisin punën për ndërtimin e urës “Bailey”, e treta e ndërtuar nga këta efektivët brenda pak muajsh. #MIRËNJOHJEpërFA🇦🇱👐🏼”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link