19:53, 20 Maj 2020

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se Vjosa Osmani nuk mund të konsiderohet më pjesë e LDK-së, përderisa ajo deklaroi që ”edhe zogjtë e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin”, kryeministrin në detyrë të Kosovës.

Rugova ka deklaruar sot se nuk ekziston asnjë standard botëror i njëjtë me sjelljen e kryetares së Kuvendit të Kosovës me partinë ku bën pjesë, në këtë rast me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përcjellë Klan Kosova.

”Vjosa Osmani ka thënë se ”edhe zogjtë e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin” dhe u kry puna”.

”Ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë, e që ekziston, në të cilin mund të lejohet që dikush ta trajtojë atë [Vjosa Osmanin] në këtë formë”, citon gazeta Blic të ketë thënë Rugova.

Mosmarrëveshjet mes Osmanit dhe partisë së saj nisën qysh pas rrëzimit të qeverisë Kurti, kur ajo votoi kundër rrëzimit të Kurtit.

 

 

 





Source link