Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk i ndahet OBSH-së dhe kësaj radhe është i qartë pasi i ka dërguar një letër- ultimatumi.

Trump i rendit gabimet OBSH-së në 3 faqe letër, teksa në fund i jep kohë 30 ditë të bëjë përmirësime thelbësore.

Nëse kjo nuk ndodh Trump thotë se do i ndërpresë përherë fondet e SHBA për OBSH si dhe do të vihet në diskutim edhe anëtarësimi i SHBA në organizatë. Si argument Trump thotë se nuk mund të harxhojë miliona për një organizatë që nuk është në interes të amerikanëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link