11:04, 19 Maj 2020

Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot gjenden shtatë pacientë të infektuar me Covid-19.

Nga shtatë pacientët e infektuar me Covid-19:

  • 4 raste janë në gjendje stabile
  • 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).

Sot lirohen nga klinika tre pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi i një pacienti i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19.





Source link