16:03, 19 Maj 2020

Autori kosovar, Shpëtim Selmani, e ka fituar çmimin e Bashkimit Evropian për letërsi.

Libri i fundit i Selmanit, “Libërthi i Dashurisë” ka fituar në edicionin e dymbëdhjetë të mbajtjes së këtij çmimi në të cilin Kosova ka marrë pjesë për herë të parë.

Në konsultim me këshillin e EUPL-së, juria nga Kosova e kryesuar nga Lindita Tahiri, dhe me anëtarët Osman Gashi, Festa Molliqaj dhe Lindita Rugova e kanë përzgjedhur fitues librin e Selmanit, që ishte në garë të ngushtë me “Gërsheti i prerë” të Majlinda Bregasit dhe “Shënimet e krimbit Smolinski” të Azem Deliut.

“Rrëfimi fillon me rrëfyesin i cili përsiat rutinën e tij të përditshme dhe pastaj vijon me të duke menduar për lloj-lloj temash nga e zakonshmja, e botshmja dhe shpirtërorja, duke prekur fragmente nga e kaluara dhe e tashmja, dhe në çështje të pasojave lokale dhe globale”, shkruan në njoftimin e ueb-faqes zyrtare të EUPL-së.

“Më vonë, rrëfyesi përzien monologët e tij të brendshme me fokus në shtatzëninë e të dashurës së tij, dhe demonstron transformimin e tij përderisa përgatitet që të bëhet prind. Ai reflekton në marrëdhënien e tij me babanë e vet, në lidhjen e tij me letërsinë dhe nacionalizmin, konsumerizmin dhe izmat tjerë”.

“Ndjenja e lindjes së një krijese të re e bën rrëfyesin t’i konsiderojë preokupimet e tij nga një perspektivë e re dhe ndryshe. Rrëfimi përmbyllet me aktin e emërtimit të djalit të tij të porsalindur, duke aluduar në fuqinë e referencës së gjuhës”.





Source link