Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska në debatin e sotëm në TV 24 e pyeti Aleksandar Nikollovskin se si është argumentimi i OBRM-PDUKM-së që zgjedhjet të jenë në gusht, përkatësisht situata me coronavirusin do të jetë më e mirë se sa në qershor.

“Cili ekspert na garanton se në gusht nuk do të kemi të infektuar dhe nuk do të kemi rrezik. Ja unë do të thyem e para që zgjedhjet t’i anulojmë. Por, ekspertët thonë se do të ketë valë të dytë”, thotë Sheqerinska.

Sheqerinska tha se shumica e qytetarëve janë të kënaqur se si është menaxhuar me krizën ndërsa OBRM-PDUKM në fillim të krizës shëndetësore nënçmoi rrezikun.

“Mickoski atëherë tha se LSDM po shpik dhe rrit krizën që të ikë nga zgjedhjet”, tha Sheqerinska./Telegrafi/





Source link