Cristiano Ronaldo është rikthyer sot në ambientet e skuadrës së Juventusit, pas plot 72 ditëve.

Ronaldo është parë sot në qendrën sportive “Continassa”.

CR7 do të fillojë sot stërvitjet pasi ka kaluar me sukses testet fizike.

Fituesi i pesëfisht i “Topit të artë” zgjodhi të kalojë izolimin për shkak të pandemisë koronavirus në shtëpinë e tij në Madeira.

Në qendrën Coninassa sot janë parë edhe Sarri, Nedved, Bentancur, De Sciglio, Cuadrado, Bonucci, Buffon, Ramsey, Bernardeschi dhe Pjanic.



Source link