14:03, 19 Maj 2020

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve që shërben si karantinë.

Qalaj pas raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se rasti është duke u hetuar.

Sipas tij, çështja është e ndjeshme dhe kërkon trajtim më ndryshe.

“Realisht ne kemi diskutuar për Qendrën e Studentëve dhe aspektin e rolit të policisë në këtë menaxhimin e situatës në këtë karantinë dhe rolin e policisë qoftë jashtë perimetrit të kësaj qendre apo në angazhimin e policisë brenda e që zakonisht është në bazë të kërkesës së personelit mjekësor që është atje”.

“S’mund të jap detaje. Çështja e fatkeqësisë që ka ndodhur është duke u trajtuar dhe nuk kam mandat të flas për momentin. Është çështje e vlerësimit të prokurorit dhe po trajtohet në vazhdimësi, por është e ndjeshme dhe duhet trajtuar mirë”, është shprehur Qalaj.

 





Source link