Kreu i PD, Lulzim Basha dhe aleatët do të zhvillojnë një takim me ambasadorët e vendeve të BE përfshi edhe Luigi Soreca-n.

Ky takim vjen pas mospjesëmarrjes së djeshme të opozitës tek tryeza për Reformën Zgjedhore që është pagëzuar dhe me emrin Këshillit Politik si dhe për protestat tek Teatri të cilat nuk organizohen nga opozita, por ajo i mbështet.

Reforma Zgjedhore është 1 nga 15 kushtet nga BE dhe i vetmi kusht ku opozita ka rol të drejtpërdrejtë ndërkohë që Soreca ka inkurajuar vazhdimisht palët për dialog dhe pjesëmarrje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link