22:19, 19 Maj 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se është hipokrizi që të akuzohet Qeveria Kurti që për 100 ditë të qeverisjes nuk arriti ta shtrijë sovranitetin në pjesën veriore të vendi.

“Është për keqardhje që një subjekt që ka qenë në pushtet afër 20 vjet të flas për sovranitet në veri dhe të kërkohet ajo që Qeveria re ta bëjë atë për 100 ditë e që nuk është bërë për 20 vjet”, është shprehur Murati karshi deputetëve të PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Bedri Hamza, njofton Klan Kosova.

“Për 100 ditë ke pritur të impementohet komplet programi. Po akuzoni pse një Qeveri për 100 ditët e para nuk e ka implementuar programin, kur ju për një mandat nuk keni mundur t’i krijoni 200 mijë vende pune të premtuara dhe një miliard euro fonde të punësimit, asnjëra nuk ka ndodhur për një mandat të plotë”.

Murati është shprehur se ekonomia e Kosovës do të preket si pasojë e pandemisë, që sipas tij do të ndodhë me të gjitha vendet e goditura.





Source link