Sulmues është roli më i rrezikuar të preket nga coronavirus, e thotë këtë një studim i bërë në Universitetin e Aarhus në Danimarkë. Në këtë studim janë analizuar 14 ndeshje në SuperLeague daneze duke simuluar prezencën e një lojtari të prekur nga Covid-19 dhe takimet e tij në 1 metër e gjysmë distancë. Nëse kontakti mesatar për një lojtar është 1 minutë e gjysmë për një sulmues është pak më tepër, afro 2 minuta kontakt.

Dermaku Vs Lukaku
Dermaku Vs Lukaku

Në çdo rast as sulmuesit nuk duhet të shqetësohen pasi kontakti nuk është i mjaftueshëm sa për tu infektuar. Sipas Bordit Ndërkombëtar të Shëndetit, kur je në një distancë më pak se 2 metra nga një person me Covid-19 duhen më shumë se 15 minuta kontakt për tu infektuar. Ky studim thekson gjithashtu se lojtarët në sektorin e të rinjve janë më pak të rrezikuar për tu infektuar pasi kanë më pak ndërveprim në fushë në raport me futbollistët profesionist.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link