21:51, 19 Maj 2020

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se rrugën e ndryshimit që ka marrë Vetëvendosje nuk do e ndalë askush.

Nagavci në Rubikon të Klan Kosovës ka folur edhe rreth ndryshimeve që kanë bërë për vetëm 50 ditë qeverisje dhe 50 ditë si qeveri në detyrë.

“50 ditë qeverisje e plotë dhe 50 ditë pas mocionit janë 100 ditë të Qeverisë në detyrë tashmë, ne besojmë që do vazhdojmë dhe ndryshimi që ka marrë rrugë do të vazhdojë nuk do të ndalojë për teke të kujtdo”.

“Duke kursyer mjetet e buxhetit të Kosovë u bë zvogëlimi i pagave të ekzekutivit si dhe u zvogëlua numri i ministrave, zëvendësministrave”

Nagavci theksoi se ruajtjen e buxhetit që e bëri Qeveria Kurti kanë shkuar për dreka e darka në qeveritë e mëparshme.

“Zvogëlimet që janë bë në Qeverinë Kurti kanë shku në dreka e darka të Qeverisë Haradinaj dhe të tjerave përpara, përpos këtyre vendimeve që kanë për qëllim ruajtjen e buxhetit do të ketë edhe vendime tjera që do të merren”.

“Është hera e parë që në RK u është ndalu hyrja mjekëve pa licencë është hera e parë që qeveria ndanë 500 mijë euro për Luginën”

Nagavci po ashtu tregoi se pse ndodhi mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Na rrëzoi partneri ynë që siç duhet nuk po arrin të largohet nga e kaluara e vet”.





Source link