Autoriteti Portual Durrës ka reaguar në lidhje me lajmin se në “Bisht Pallë” në Porto Romano ishte gjetur një mine të Luftës së Parë Botërore.

Përmes një reagimi zyrtar, Autoriteti Portual bën me dije se këto materiale metalike nuk rezultojnë të jenë shpërthyese. Po ashtu mësohet se situata e paraqitur nuk përbën asnjë kërcënim për lundrimin detar në portin e Durrësit dhe operacionet e përpunimit të anijeve vijojnë normalisht.

REAGIMI
Sqarojmë opinionin publik dhe median se ditën e sotme, gjatë punimeve për thellimin e Kanalit Hyrës në Portin e Durrësit, janë konstatuar disa objekte metalike nën ujë. Pas sinjalizimit ka nisur operacioni i përbashkët rikonjicionit nga Polumbarët e qendrës së zhytjes së Forcës Detare dhe të Forcës së Sigurisë Portuale Durrës. Ekipet e kërkimit kanë konstatuar, në afërsi të kanalit hyrës, praninë e metaleve të ndryshme, të cilat, për momentin nuk rezultojnë të jenë lëndë shpërthyese. Autoriteti Portual Durrës dhe Forca Detare do të informojnë publikun dhe median për rezultatet e operacionit të kërkimit. Theksojmë se situata e paraqitur nuk përbën asnjë kërcënim për lundrimin detar në portin e Durrësit dhe operacionet e përpunimit të anijeve vijojnë normalisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link