Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me kryefjalën e debatit përgjatë këtyre ditëve, siç është shembja e Teatrit Kombëtar.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit shprehu mirënjohje për ekspertët dhe specialistët që mbrojnë tezën dhe provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ishte një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues.

MESAZHI I METËS
U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një AKT BARBAR DHE I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!
PRANDAJ ËSHTË I PAAMNISTUESHËM PËRGJITHMONË!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link