16:24, 19 Maj 2020

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë përmes videokonferencës në Forumin e Dytë Ministror të Selanikut.

Ai aty ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe heqjen – pas deklaratës së nxjerr sot –  të përdorimit të fusnotës për Republikën e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Fusnota në emrin e Republikës së Kosovës duhet të hiqet nga deklarata e mbledhjes së sotme. Qeveria e Serbisë, duke pyetur nëse Deklarata e Pavarësisë ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar, e inicioi procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Edhe pasi e morën përgjigjen, autoritetet e Serbisë nuk po e njohin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur Konjufca.

“Kosova është anëtare e një numri të konsiderueshëm organizatash kontinentale dhe ndërkombëtare, si: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në të tri këto organizata Kosova pranohet pa fusnotë. Fusnota paraqet një mënyrë të vjetruar për të përfaqësuar Republikën e Kosovës”.

“Edhe në takimet e fundit rajonale në deklaratat e përbashkëta nën Procesin e Berlinit, ajo nuk është përdorur më. Fusnota ishte menduar si një formë e thyerjes së akullit midis dy palëve në forume rajonale. Tani takimet e përbashkëta rajonale, në të cilat Kosova dhe Serbia marrin pjesë së bashku, janë bërë rutinore”.

“Fusnota tashmë është tejkaluar”.





Source link