9:49, 19 Maj 2020

Sot në Prizren është inaguruar Parku Inovativ Trajnues.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se është i lumtur për inaugurimin e këtij parku pavarësisht situatës me pandeminë.

“Siç e dini bashkëpunimi i Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë ka një histori të gjatë që buron nga lidhjet ndërmjet popujve tanë deri te mbështetja gjermane për çlirimin e Kosovës. Kontributi i pasluftës në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës është vlera më e lartë që ka mundësuar që sot një kamp i dikurshëm ushtarak të shndërrohet në nyjën ndërlidhëse në mes bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare, në mes sistemeve arsimore profesionale dhe kërkimore”.

Kurti ka thënë se ky është një hap i madh në transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë duke u orientuar në teknologjinë informative që na bën pjesë të revolucionin e katërt ekonomik.

“Kemi Prizrenin me një kulturë dhe traditë të lashtë që po i ofrojmë një perspektivë të rinjve mu këtu që të zhvillojnë aftësitë dhe talentet e tyre duke u lidhur përmes këtij parku me tregun dinamik botëror të punës. Qeveria e Gjermanisë dhe Qeveria e Kosovës janë të përkushtuar që në një plan afatmesëm dhe afatgjatë të mundësojnë një gjë të tillë dhe për këtë kemi ndërmarrë veprimet që mundësojnë funksionalizimin e këtij parku, përfshirë këtu vendimin e fundit mbi zotimin për të ndarë tokën e KFOR-it gjerman për Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman. Në frymën e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë kemi besim të plotë mbi menaxhimin e  hapësirës nga GIZ-i që besoj se do të kontribuojë në ndërtimi n e një parku të vetqëndrueshëm ndryshe prej çka kemi pasë në Kosovë viteve  të fundit”.

“Për shkak se parku paraqet një projekt qeveritar të rëndësisë së madhe parashihet që qeveria jonë të kontribuojë në marrëveshjen e bashkëfinancimit në shumë totale prej 11,9 milionë euro që është në negocim e sipër mes ekipeve tona”.





Source link