Një nga ish bshkëpunëtorët më të ngushtë të bosit narko-trafikant meksikan Joaquin Guzman, njohur si El Chapo, Jose Rodrigo Arehiga i njohur me nofkën si El Chino Antrax, u vra, disa javë pasi ka dalë nga një burg në SHBA.

Policia gjeti tre trupa të pajetë brenda një automjeti rrugës për në Aroja Seka, atë të Antraxit, motrës së tij Adas dhe dhëndrit Juan Garcia Espinoza. Trupat e pajetë ishin mbështjellë me batatije, ndërsa raportohet se janë rrëmbyer pas një përplasjeje të armatosur, shkruajnë mediat botërore.

Antrax sapo ishte liruar me kusht nga burgu, pasi kishte qëndruar në qeli për 6 vjet nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Javën e kaluar ai u zhduk pa lënë gjurmë, ndërsa një polic kishte ikur në banesën e tij, për të parë nëse ka respektuar masat për lirinë me kusht.

Polici konstatoi se i liruari me kusht kishte hequr një telefon që vërejte lëvizjet e tij. Ai kishte lënë telefonin gjurmues mbi kokën e një kukulle me bateri, që të duket sikur është njeri që shkon nga një dhomë në tjetrën.

Besohet se Antrax kishte kaluar kufirin SHBA-Meksikë duke mbërritur në Tijuana ku është takuar më vëllain Ricardon. Shtatë vjet më parë, ai ishte arrestuar, në kohën që po shkonte nga Meksika për në Amsterdam të Holandës, në kohën që El Chapo ishte në arrati. Ai ka pranuar se ka punuar me grupin kriminal në shumë gjëra të pista, duke thënë se madje ishte edhe kreu i të ashtuqjturave “vrasës profesionistë”, që njihej me nofkën “Antrax”.

Edhe pse fillimisht iu tha se rrezikonte dënim me burg përjetë, ai u dënua vetëm 7 vjet e 3 muaj, duke bërë dënimin më të shumtë madje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link