Gazetari Visar Duriqi ka mbështetur protestën e një numri simbolik të njerëzve që u falën ikindinë në sheshin “Skendërbeu” ditën e sotme.

Duriqi thotë se e kundërshton idenë se disa njerëz mund të protestojnë e disa të tjerë jo, prandaj ka qenë pro kësaj proteste.

“Akuzat që i dëgjuam sot nga ministri kishe është e jashtëligjshme, por në rast se njerëzit nga partia e Xhelal Sveçles mund të protestojnë atëherë edhe tjerët mund të protestojnë për mospajtim me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.

Duriqi në Info Magazine theksoi se namazi i falur sot në shesh ishte revolt ndaj Bashkësisë Islame.

“Ky nuk ka qenë namaz i plotë ka qenë revolt ndaj Bashkësisë Islame, por në rast se njerëzit e Sveçles kanë të drejtë të protestojnë atëherë kanë të drejtë edhe njerëzit tjerë”

“Në parim jam pro protestës meqë të tjerët mund të protestojnë – por nuk jam pro faljes në xhami, për herë të parë pajtohem me vendimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, sikur në xhami nuk mundesh me u falë si ne shesh, namazi me xhematë është kur safat janë afër njëri tjetrit – kjo nuk bëhet në shesh”.

Duriqi mes tjerash tha se muslimanët e kanë shpikur karantinimin dhe për këtë nuk duhet kundërshtuar rekomandimet e dhëna

“Janë myslimanët që e kanë shpikë karantinimin në rast të sëmundjeve përhapëse e për këtë besoj se askush nuk e di këtë më mirë se myslimanët”.

“Është parim kuranor që duhet pyetur njerëzit e ditur dhe Bashkësia Islame kësaj radhe i ka pyetur mjekët, në Preshevë myslimanët kanë filluar me u falë pa e pyetur qeverinë fare në Kosovë nuk mund të themi se islami përdoret nga politika e për këtë besoj që BIK-u ka marrë këshilla nga Instituti i Shëndetësisë e jo nga qeveria”

Duriqi poashtu tha se Bashkësia Islame nuk duhet të lejojë faljen nëpër xhamia duke marrë shembull shtetet fqinje.

“Në Maqedoni dhe Shqipëri shteti nuk e ka lejuar faljen në xhami mirëpo këtë e kanë bo Bashkësitë Islame, në Kosovë Bashkësia Islame nuk e kanë luksin me marrë këtë vendim vetëm, kjo është një situatë shumë e rëndë pandemike normal që duhet me u koordinua me institucionet”.

“Bashkësia Islame nuk duhet të lejojë faljen në xhami nëse fillojnë infektimet në xhami kush duhet me marrë përgjegjësinë pastaj – dikush duhet të merrë ndjekje penale”.





Source link