22:26, 19 Maj 2020

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se do e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Nagavci në Rubikon deklaroi se shpreson në vendim të drejtë nga kjo Gjykatë, njofton Klan Kosova

“Ne shpresojmë shumë që gjyqtarët të kenë integritet dhe të mos përballen me presion në vendimin e tyre, Vetëvendosje ka pasur kritika edhe më herët por çdo herë ka respektuar vendimin e Gjykatës për këtë lutem që gjymëtarët të japin vendim të drejtë”

“Është Qeveria Kurti ajo që u ka kthy dinjitetin institucioneve të Kosovës, Vetëvendosje do e respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë them se besojë që te ketë një vendim të drejtë”.

Nagavci mes tjerash ka thënë se Kushtetua me vendimin e duhur por që Partia Demokratike nuk po e përkrahë dhe se për këtë nuk po lejojnë mbajtjen e seancës ku temë diskutimi do të jetë menaxhimi i pandemisë.

“Kushtetuta në vendimin e marrë në rastin e pandemisë për të treguar kujdes të shëndetit të qytetareve e dini që masat kanë qenë të duhura por ju dhe partia juaj nuk po e pranoni këtë”.

“Zonja Osmani bashkë me pesë deputet dhe mua kemi shqyrtuar ligjin për pandeminë dhe ju nuk po e përkrahni dhe nuk po mundësoni të mbahet seanca”

Nagavci mes tjerash ka folur edhe për vdekjen e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve.

“Për të ndjerin është mirë më pas respekt, ngushëllimet më të sinqerta për ta duhet të jeni të përmbajtur dhe të mos e politizoni rastin, deklaratat e prindit janë të kuptueshme sepse secili prind e ndjenë dhe unë bashkë ndjejë më të por ndihem keq se si ju e keqpërdorini këtë rast, organet kompetente janë duke e hetuar rastin për secilin person që është i përfshirë në rast dhe njerëzit duhet të distancohen nga ky rast dhe të presin vendimin”.





Source link