Me iniciativën e përbashkët të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, sot u mbajt një video-konferencë ministrore nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së të EJL (Bullgaria, Greqia, Rumania, Sllovenia, Kroacia), si dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerim Oliver Varheyi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i Konferencës ishte fillimi i një diskutimi midis Ministrive të Punëve të Jashtme se si ata mund të kontribuojnë me sukses, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, në fazat e ardhshme të trajtimit të pasojave socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia e Covid-19.

“Ndjenja e bashkësisë që u krijua pas tronditjes fillestare të krizës, besoj se me hapa të përbashkët dhe të koordinuar do të vazhdojmë të zhvillohemi, në mënyrë që të kthehemi sa më shpejt dhe më të sigurt në trendet e rregullta socio-ekonomike të shoqërive tona dhe të shërohemi nga pasojat e Covid-19”, deklaroi Dimitrov.

Së bashku u konstatua se edhe pse në më shumë kriza të tjera sfiduese që kapërcejnë kufijtë kombëtarë, pandemia e Covid-19 ka treguar se solidariteti, bashkëpunimi dhe koordinimi në nivelin dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar janë thelbësore për largimin e kërcënimeve dhe pasojave./Telegrafi/





Source link