Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Brazil është rritur në 16.792.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 674 viktima.

Ndërkaq, numri i rasteve më virusin në Brazil ka shkuar në 254.220, me 13.140 të konfirmuara në 24 orët e kaluara.

Brazili është vendi më i prekur në Amerikën Latine për sa i përket numrit të viktimave dhe atij të rasteve, ndërsa në nivel botëror, ai radhitet i katërti me numrin e rasteve me COVID-19 deri më tani.


Top Channel





Source link