Me Stambollin të bllokuar nga kufizimet për shkak të koronavirusit, ujërat e Bosforit të zbrazura nga trafiku detar dhe të çliruara nga ndotja po mbushen me delfinë.

Teksa metropoli turk jeton ditën e tretë në shtetrrethim total ndaj Covid-19, i cili do të vazhdojë edhe nesër, që përkon me festën kombëtare kushtuar përkujtimit të Ataturkut, natyra po rikthehen si më parë.

Mediat turke janë plot me imazhe të delfinëve në ujërat e ngushticës, madje edhe në afërsi të brigjeve dhe në sfondin e vendeve ikonike të tilla si Ura e parë e Bosforit dhe Xhamia Blu.

Sipas ekspertëve, pastërtia e ujërave gjithashtu është përmirësuar edhe nga migrimi sezonal i peshqve të tjerë nga deti Marmara në Detin e Zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link