Sot u mbajt Konferenca e Nivelit të Lartë e Selanikut, në të cilën morën pjesë të gjithë ministrat e jashtëm të rajonit, disa vendeve anëtare të BE dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian.

Lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë video-konferencë, në një reagim në Facebook, Cakaj bëri me dije se diskutimet u përqendruan tek bashkërendimi i veprimeve në procesin e rihapjes graduale të kufijve, rimëkëmbjes ekonomike dhe përpjekjeve të përbashkëta për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Të gjithë njëzëri u pajtuam për të shtuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, agrikulturës, turizmit, transportit dhe ndërlidhjes.”- theksoi Cakaj në reagimin e tij.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj shprehu bindjen se bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi me BE-në janë themelorë në luftën e përbashkët kundër pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link