9:50, 19 Maj 2020

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Berisha, ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Berisha bëri të ditur edhe arsyet e dorëheqjes së tij nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Krahas bashkēpunimit të mirë ka pasur qasje të ndryshme edhe me vetë ish kryeministrin. Për hir të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, kam vazhduar angazhimet deri në ditën e zgjedhjeve, 6 tetor 2019, kur kam përmbyllur aktivitetin tim politik në AAK – ndërkohë duke e formalizuar me shkrim”.

“Gjatë këtij viti, përkundër dorëheqjes time, me kërkesë të zotëri Haradinaj, si vazhdimësi e punës e bashkëpunimit të gjatë, kam konkretizuar planin qeverisës për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, por në fazën finale, pas analizimit të plotë, kam vendosur të mos marr përgjegjësi konkrete politike”.

Njoftimi i plotë:





Source link