Nga 908 testet e bëra deri më tani nga punonjësit e çerdheve në Manastir, Shkup dhe Veles, është konfirmuar vetëm një rast pozitiv me Covid-19 në Manastir.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 203 teste janë brenda skriningut të çerdheve në Veles dhe Shkup dhe të gjithë janë negativ.

Skriningu në çerdhe filloi në 13 maj dhe përfshin rreth 2.000 punonjës. Qëllimi është të hartohet një protokoll për punën e çerdheve dhe vendosjen e tyre në funksion.

Ende nuk dihet saktë se kur mund të hapen çerdhet./Telegrafi/





Source link