Takimi i liderëve i paralajmëruar për këtë javë do të mbahet sot.

Nga kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftojnë se pas komunikimit me përfaqësuesit e partive politike është planifikuar që takimi të mbahet në ditën e parë të javës, të hënën në orën 12.00.

Temë diskutimi do të jenë mbajtje eventuale e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përndryshe, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski ka kërkuar në takimin e kaluar që shteti të mos flas për zgjedhje derisa të dal në fund të epidemisë me Covid-19 ndërsa ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka kërkuar që afatet për zgjedhje të rrjedhin menjëherë sa të kalojë gjendja e jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër partitë shqiptare kanë kërkuar gjithashtu që shteti të fokusojë vëmëndjen tek lufta me pandeminë dhe pastaj të mendohet për zgjedhje./Telegrafi/





Source link